Futboll Seria A Sport

“MBETET GJITHMONË NJË ZHGËNJIM”/ De Vrij rrëfehet: Nuk i kam folur më pas finales së Europa League

Në pritje për të rifilluar stërvitjen me Inter-in, mbrojtësi Stefan De Vrij është grumbulluar me kombëtaren e Holandës. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai në një intervistë për Nos:

HOLANDA – “Kam patur gjithmonë idenë se mund të jem i dobishëm për kombëtaren. Kam luajtur më pak në vitet e fundit dhe tani mundësitë janë më të mëdha”.

“Megjithatë, duhet të jesh gjithmonë gati për të luajtur. Nuk e di nëse do të luaj tani, por e shpresoj. Trajner i ri i kombëtares, mundësi të reja”.

INTER – “De Jong? Po, tani jam kthyer t’i flas përsëri pas finales. Tani jemi përsëri shok skuadre. Por është për të ardhur keq që nuk kemi arritur ta fitojmë atë ndeshje. Mbetet gjithmonë një zhgënjim. Ka qenë një sezon i gjatë dhe special”.

DE LIGT – “Kemi qenë në Sardenjë në të njëjtën zonë dhe kemi qenë bashkë. Është mirë. Tani duhet të rikuperojë”.

KOEMAN – “Është për të ardhur keq për të gjithë skuadrën. Kemi ndërmarrë një rrugë të caktuar dhe ka patur zhvillime shumë  të mirë. Megjithatë, të gjithë i urojmë që tani të mund të drejtojë klubin e ëndrrave. Jeta vazhdon përpara për ne dhe duam të vazhdojmë në të njëjtën rrugë”.

Related posts

NBA/ Anthony Davis magjik për Lakers, triumfojnë edhe Houston e Boston

Delo.autor

“KJO ËSHTË ÇMENDURI”/ Ylli i Bayern shpërthen pas vendimit të federatës gjermane për koronavirusin

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari nis revolucionin pas dështimit, zyrtarizohen ndryshimet në stafin drejtues

Delo.autor

Leave a Comment