Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Godet Inter, arrihet marrëveshja me yllin e Bundesliga-s…

Inter, në pritje për të bërë shitjen e rëndësishme për të rregulluar bilancet, po planifikon edhe blerjet e mundshme.

Përvëç Emerson Palmieri, prej kohësh në listën e Marotta-s dhe Ausilio-s, edhe Filip Kostic mbetet një nga të preferuarit për korsinë e majtë të skemës 3-5-2.

Sipas Sky Deutschland, kampionët e Italisë kanë arritur një marrëveshjes në vija të përgjithshme me përfaqësuesit e serbit për rrogën dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Mbrojtësi i krahut i Eintracht Francoforte vlerësohet shumë nga Inzaghi dhe Inter po përshpejton operacionin për t’ia vënë sa më shpejt në dispozicion trajnerit të ri.

Megjithatë, para se të realizohet kjo goditje, Suning do të duhet të bëjë një shitje të rëndësishme afër 70 milionë eurove.

Zikaltrit, gjithsesi, duket se nuk kanë bërë akoma një ofertë zyrtare për Kostic, i cili vlerësohet 20-25 milionë euro nga Eintracht Frankfurt.

Related posts

U LIRUA NGA AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Benjamin Mendyt i shpëtojnë lot para trupit gjykues

F.autor

KA NJË KËSHILLË PËR RIVALËT NË “COPA AMERICA”/ Sulmuesi i Brazilit: Për të na mposhtur “Pleshti” dhe Aguero duhet…

Delo.autor

Edhe kartonët e verdhë mund të sjellin eliminimin për Argjentinën!

Isa.Autor

Leave a Comment