Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DEL FOTO/ Sulmuesi Sadiku në Tiranë, takim “blic” me presidentin e Partizanit

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka pasur një takim “blic” ditën e sotme me sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ndodhet në Shqipëri për pushime.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë 2 foto ekskluzive nga momenti i takimit të numrit 1 të klubit të kuq me futbollistin 30-vjeçar në zonën e ish-bllokut.

Vlen të theksohet fakti se Sadiku është pjesë e Bolivarit në kampionatin e Bolivisë. Natyrisht që është periudhë pushimesh, por nuk ka asgjë të pamundur që sulmuesi të jetë goditja e Partizanit në merkato.

Gjithsesi, për momentin këto janë vetëm hipoteza, pasi Sadiku është nën kontratë me Bolivar. Klubi i kuq ka një raport të mirë me këtë skuadër, pasi në sezonin e fundit kishte në përbërje mbrojtësin Dominguez.

Related posts

Griezmann në bisedime me Realin dhe Barçën, ja çfarë prioriteti ka sulmuesi

Sadik.Autor

Juventusi në “dritare”/ Mesfushori i Manchester United ka vendosur të largohet

Sadik.Autor

DOPIETA E ASANIT NË CHAMPIONSIN E AZISË/ Trajneri i Gwangju: Ai është karta e duhur për të sulmuar

F.autor

Leave a Comment