Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DEL FOTO/ Sulmuesi Sadiku në Tiranë, takim “blic” me presidentin e Partizanit

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka pasur një takim “blic” ditën e sotme me sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili ndodhet në Shqipëri për pushime.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë 2 foto ekskluzive nga momenti i takimit të numrit 1 të klubit të kuq me futbollistin 30-vjeçar në zonën e ish-bllokut.

Vlen të theksohet fakti se Sadiku është pjesë e Bolivarit në kampionatin e Bolivisë. Natyrisht që është periudhë pushimesh, por nuk ka asgjë të pamundur që sulmuesi të jetë goditja e Partizanit në merkato.

Gjithsesi, për momentin këto janë vetëm hipoteza, pasi Sadiku është nën kontratë me Bolivar. Klubi i kuq ka një raport të mirë me këtë skuadër, pasi në sezonin e fundit kishte në përbërje mbrojtësin Dominguez.

Related posts

MBYLLI SEZONIN PËR “BARDHEZINJTË”/ Klubi i Inter-it mesazh për Chiesan: Paç fat, ne po presim të…

Delo.autor

PRAPASKENA/ Coutinho nuk mund të mbajë numrin 7, ja për cilin është rezervuar

Q.Autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë thotë Ramos për shkarkimin e Lopeteguit: Vendimi është marrë…

Isa.Autor

Leave a Comment