Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Dy oferta nga Partizani dhe Vllaznia, ja e ardhmja e mbrojtësit Hakaj…

Pas Egzon Belicës, edhe Esin Hakaj duket pranë rinovimit me Partizanit. Mbrojtësi ka në tavolinë tashmë dy oferta konkrete, nga Partizani dhe nga Vllaznia.

Këtë gjë e ka pranuar dhe vetë mbrojtësi shkodran, që më shumë preferon të qëndrojë te Partizani dhe të blindojë pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Ditët e ardhshme, 24-vjeçari pritet edhe të hedhë të zezën mbi të bardhë, për të rinovuar me Partizanin dhe për të vazhduar bashkëpunimin. Hakaj sezonin e shkuar luajti 35 ndeshje si titullar, duke munguar vetëm në sfidën e fundit ndaj Bylisit, për shkak dëmtimi. Hakaj shënoi 1 gol dhe asistoi 5 herë gjatë edicionit të shkuar futbollistik.

Related posts

Guardiola: Mbase do të shpenzojmë 1 miliard € në merkato

Sadik.Autor

SKANDALI/ Akuzat për lidhje me krimin e organizuar, jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit…

Delo.autor

MPOSHTI I VETËM MAN UNITED/ Heroi i Tottenham sulmon trajnerin e ARSENALIT

Isa.Autor

Leave a Comment