Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kërkohet nga Partizani, Kukësi gati t’i rrëmbejë objektivin e “Demave”…

Kukësi është duke bërë përpjekjet për të siguruar marrëveshjen për afrimin e lojtarëve cilësorë në merkato dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Ardit Hilës. Mësohet se midis drejtuesve dhe elbasanasit ka pasur komunikime gjatë këtyre ditëve dhe mbetet për t’u parë nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Eksperienca e 28-vjeçarit bën që në Kukës të tundohen për ta afruar, për më tepër që në karrierën e tij ka edhe një titull kampion me Partizanin. Madje, edhe për këtë futbollist verilindorët duhet të mundin konkurrencën e të kuqve, që gjithashtu kanë shfaqur interes për të.

SITUATA – Deri më tani Kukësi nuk ka bërë asnjë afrim në merkato, ndërkohë që largimet kanë qenë të shumta, duke e dobësuar mjaft skuadrën. Gjatë kësaj merkatoje disa lojtarë janë stepur për të bashkëpunuar me kuksianët, por gjithsesi nuk pritet të kthehet në problem afrimi i lojtarëve të tjerë. Synimi këtë sezon është titulli kampion dhe kjo arrihet vetëm duke afruar në organikë lojtarë që mbajnë mbi supe përgjegjësi për të realizuar këtë synim madhor.

Related posts

Manchester City në epërsi, shënon golin Ilkay Gungodan (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTAR/ Atalanta godet në merkato, merr sulmuesin kolumbian

Isa.Autor

Trajneri i njohur/ SALAH duhet ta FITOJË çmimin e FIFA-s, sepse egjiptiani ka…

Isa.Autor

Leave a Comment