Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani mendon për të ardhmen, arrin akordin me sulmuesin Dragaj

Partizani afron një tjetër talent! Sulmuesi 18-vjeçar, Klevis Dragaj, i është bashkuar “demave të kuq”, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe anëtar i Kombëtares U-19 të Shqipërisë.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

ZYRTARE
KLEVIS DRAGAJ VISHET I KUQ
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Klevis Dragaj. Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë katër vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Dragaj është produkt i Akademisë së Shkëndijës të Tiranës. Njëkohësisht sulmuesi shkodran është edhe antar i ekipit tonë përfaqësues U-19.

Related posts

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “Sky Deutschland”: Futbollisti i Realit do të kryejë vizitat mjekësore tek Bayern…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Zenit ndal Chelsea-n në frymën e fundit, Juventus fiton grupin me “Del Piero-n e ri”

Delo.autor

DEBUTIMI ME PSG/ Buffon befason me numrin e zgjedhur kundër Bayernit

Isa.Autor

Leave a Comment