Dështimi për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë 2018 ishte fundi i botës për futbollin italian. Ajo ndeshje ndaj Suedisë në “San Siro” shënoi pikën më të ulët të historisë, por edhe pikënisjen e një projekti të ri.
Sot që flasim, ajo Itali duket si një kujtim i hidhur. Ecuria në kohët e fundit ka qenë e jashtëzakonshme që nga koha kur Roberto Mançini u ul në pankinë. 27 ndeshjet e fundit pa humbje me një bilanc 22 fitore dhe 5 barazime. Në 8 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar 25.
Mançini ka krijuar një miks perfekt mes të rinjve si Kieza, Barela, Lokateli e Bastoni dhe veteranëve si Insinje, Bonuçi, Kielini apo Verrati. Është një Itali që kërkon të qarkullojë më shumë topin dhe të mos e bazojë lojën e saj te forca mbrojtëse, ashtu siç ka bërë në historinë e saj. Nga kompanitë e basteve nuk shihet si favorite, por është gjithmonë e rrezikshme dhe askush nuk do ta donte ta kishte përballë. Është një ekip i uritur dhe me dëshirë për të treguar forcën.
LISTA
PORTIERË
Salvatore Sirigu 34 vjeç
Xhanluixhi Donaruma 22 vjeç
Aleks Meret 24 vjeç
MBROJTËS
Xhovani di Lorenco 24 vjeç
Xhorxho Kielini 36 vjeç
Leonardo Spinacola 28 vjeç
Emerson Palmieri 26 vjeç
Françesko Açerbi 33 vjeç
Leonardo Bonuçi 34 vjeç
Alesandro Bastoni 22 vjeç
Alesandro Florenci 30 vjeç
Rafael Toloi 30 vjeç
MESFUSHORË
Manuel Lokateli 23 vjeç
Marko Verrati 28 vjeç
Lorenco Pelegrini 24 vjeç
Zhorzhinjo 29 vjeç
Mateo Pesina 24 vjeç
Federiko Kieza 23 vjeç
Brajan Kristante 26 vjeç
Nikolo Barela 24 vjeç
Federiko Bernardeski 27 vjeç
SULMUES
Andrea Beloti 27 vjeç
Lorenco Insinje 30 vjeç
Domeniko Berardi 26 vjeç
Çiro Imobile 31 vjeç
Xhakomo Raspadori 21 vjeç
YLLI I SKUADRËS – Lorenco Insinje
Sulmues: 29 vjeç (Napoli) 34 ndeshje Lorenco Insinje është një nga kandidatët për të qenë lideri i Italisë. Ai do të mbajë veshur fanellën e rëndë të numrit 10, që ka qenë e Baxhos, Del Pieros dhe Totit. Është një nder i madh, por gjithashtu edhe një përgjegjësi. Insinje vjen në këtë Europian me moshën perfekte dhe sytë e italianëve janë drejtuar nga ai.
TRAJNERI – Roberto Mançini
Debutimi: 28 maj 2018
Fitore: 13
Barazime: 4
Humbje: 2
Trajneri italian ka pasur një stil taktik të qartë që nga fillimi. E ka harruar mbrojtjen e hekurt dhe skema e tij 4- 3-3 është shumë e ngjashme me atë të Mauricio Sarrit, i cili bëri të gjithë Europën të dashurohej me të. Lojë pozicionale, presing i lartë dhe saktësi në lojën mes linjave.
LISTA
Golashënuesit
Luixhi Riva 35
Xhuzepe Meaca 33
Silvio Piola 30
Roberto Baxho 27
Alesandro del Piero 26
Alesandro Altobeli 25
Adolfo Balonçeri 34
Filipo Inzagi 24
Kristian Vieri 23
Françesko Graciani 23
MË SHUMË NDESHJE
Xhanluixhi Bufon 176
Fabio Kanavaro 136
Paolo Maldini 126
Daniele de Rosi 117
Andrea Pirlo 116
Dino Xof 112
Xhorxho Kielini 107
Leonardo Bonuçi 102
Xhanluka Zambrota 98
Xhaçinto Faketi 94
TRAJEKTORJA
EURO 1960 NUK MORI PJESË
EURO 1964 NUK MORI PJESË
EURO 1968 KAMPIONE
EURO 1972 NUK MORI PJESË
EURO 1976 NUK MORI PJESË
EURO 1980 GJYSMËFINALE
EURO 1984 NUK MORI PJESË
EURO 1988 GJYSMËFINALE
EURO 1992 NUK MORI PJESË
EURO 1996 FAZË GRUPESH
EURO 2000 FINALE
EURO 2004 FAZË GRUPESH
EURO 2008 ÇEREKFINALE
EURO 2012 FINALE
EURO 2016 ÇEREKFINALE