Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Habit “Doktor” Rossi: Është gjithmonë bukur kur mblidhesh dhe shan ekipin kundërshtar

Teksa na ndajnë vetëm disa orë nga starti i Kampioantit Europian, legjenda e Moto GP, Valentino Rosi gjeti rastin dhe komentoi favoriten kryesore, padyshim kombëtarja e tij Italia.

Rosi njihet për lidhjen e ngushtë më futbollin dhe si tifoz i zjarrtë i Interit, duke mos hezituar të shprehe herë pas here simpatinë e tij për zikaltrit.

Kësaj radhe, “doktorri” gjeti rastin të përkrahte Italinë në kompeticionin e verës dhe u shpreh se është bukur kur mblidhesh me shokë për të parë ndeshjet dhe shan kundërshtarin që ke përballë.

“Ne kemi një ekip të mirë , Mançini po bën një punë të mirë dhe jemi në gjendje të arrijmë diçka. Unë jam i kënaqur që fillon Europiani, por Kupa e Botës është më e bukur.

Është gjithmonë diçka e bukur të mblidhesh me shoqërinë dhe të shohësh Italinë, ndërkohë që shan ekipin kundërshtar”, e mbylli fjalën e tij 9 herë kampioni i botës.

Related posts

STATISTIKAT/ Barcelona skuadra që shpenzon më shumë. UEFA publikon humbjet milionere të klubeve

Delo.autor

Ylli i ri heziton t’i bashkohet Realit, arsyeja do t’ju befasojë

Sadik.Autor

Valter Bottas rinovon me Mercedes, gjermanët sigurojnë edhe pilotin e “dytë”

Isa.Autor

Leave a Comment