Futboll Seria A Sport

“E RËNDËSISHME TË NDËRTOSH NJË STADIUM TË RI NË MILANO”/ Zhang: Lukaku ishte njeriu i duhur për të fituar, Conte ka…

Presidenti i Interit, Stiven Zhang i intervistuar në mikrofonat e “SKY Sport”, ka folur për liderin e Interit, Romelu Lukaku duke deklaruar se bomberi belg është një lojtar dhe njeri i madh ndërsa la edhe një koment për stadiumin e ri duke thënë se është e rëndësishme të ndërtosh një impiant të ri në Milano:

Lukaku – “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm edhe nëse nuk luajnë që në fillim. Lukaku është special, jo vetëm si sulmues që bën kaq shumë gola, por edhe si person sepse ka shumë zemër të madhe dhe është shumë i shoqërueshëm me shokët e skuadrës. Është një person bujar dhe i edukuar që demonstron respekt për të gjithë. Është e rrallë të gjesh persona me këto vlera në ditët e sotme. Ju rikujtoj se dy vite më parë Konte e kërkoi me shumë ngulm dhe në fakt paska patur të drejtë për invenstimin ekonomik. Ishte njeriu i duhur për të fituar.”

Stadiumi i ri – “Është shumë e rëndësishme të ndërtosh një impiant të ri në Milano. Një strukturë inovative për klubin në formën e duhur për krijuar atmosferën ideale për tifozët. Nuk do të qëndrojmë pas në respekt me klubet e tjerë që kanë krijuar këtë strukturë që është më e mira për tifozerinë e tyre.”

Related posts

FESTË ME SHQIPONJË/ Llullaku rilind në Rumani, shënon gol në ndeshjen e parë 

Isa.Autor

David Silva zbulon armën sekrete të Spanjës në përballjen ndaj Rusisë

Sadik.Autor

NGA KATEGORIA E PARË TEK SUPERIORE/ Episodet e shëmtuara në futbollin shqiptar për 2021

Delo.autor

Leave a Comment