Futboll Sport

THUR ELOZHE PËR KOMBËTAREN E LUIS ENRIQUE/ Legjenda Xavi: Spanja ka ekip cilësor dhe…

Legjenda e Spanjës, Ksavi Hernandez, i ka thurur elozhe kombëtares së Luis Enrikes dhe thotë se ai i ka gjërat e qarta dhe do të bëjë një kompeticion pozitiv.

“Më pëlqen shumë kjo kombëtare. Ka lojtarë cilësorë dhe trajneri Luis Enrike i ka idetë e qarta. Kemi një ekip kompetitiv. Nuk e di nëse është favorite apo jo, por mendoj se favoritët janë Portugalia dhe Franca. Gjermania gjithashtu është e fortë, ndërsa Spanjën e shoh pretendente. Buskets? Është një lojtar i rëndësishëm për ingranazhin e kombëtares. Unë do ta prisja sepse është me vlera për grupin.

Ramos? Do të ketë gjithmonë debat te Spanja. Ramos është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe lider i padiskutueshëm. E kuptoj trajnerin që i ka dhënë prioritet aspektit fizik dhe Serxho pak kohë ka që është rikthyer”, tha legjenda katalanase. Ai gjithashtu mohoi kontaktet me Barcelonën dhe sqaroi se është në merkato duke pritur të bisedojë me skuadra të ndryshme në të ardhmen. “Sigurisht që jam në merkato. Të stërvit Barcelonën është ëndrra e të gjithëve”, përfundoi ish-lojtari.

Related posts

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Q.Autor

Tragjedi për ish-portierin e Spanjës, ndahet nga jeta djali i tij 5-vjeçar

Sadik.Autor

Manchester United gjen zëvendësuesin e Paul Pogba

Q.Autor

Leave a Comment