Futboll Sport

LUAJTI TITULLAR NDAJ TURQISË/ Mbrojtësi i “Azzurrëve” dëmtohet dhe humbet sfidën e rradhës me Zvicrën

Pas fitores bindëse ndaj Turqisë me rezultatin 0-3 në stadiumin “Olimpico” në mbrëmjen hapëse të EURO 2020, Roberto Mançinit nuk i mbarojnë problemet.

Pas dëmtimeve të Sensit dhe Pelegrinit tani listës i është shtuar edhe Alesandro Florenci i cili la fushën e lojës i dëmtuar. Gjatë ekzaminimeve të fundit të kryera mbrojtësi i Romës i huazuar tek PSG ka pësuar një kontrakturë në pulpë dhe është i kushtëzuar të mos luajë sfidën ndaj Zvicrës.

Gjendja e mbrojtësit do të vlerësohet ditë pas dite.

Kombëtarja e kaltër do të zhvillojë ndeshjen e rradhës ndaj kombëtares “helvete” në 16 qershor me fillim nga ora 21:00.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 1-0

Delo.autor

U RIKTHYE TEK MILANI/ Shihni golin e parë të Ibrës (VIDEO)

F.autor

DESCHAMPS INJORON “YLLIN” E CITY/ Kthen atë të United në kombëtare (FORMACIONI)

Isa.Autor

Leave a Comment