Futboll Seria A Sport

PAS TRANSFERIMIT TË CHIESAS/ Nuk ndalet me përforcimet, Juventus nis sulmin për yllin e Fiorentinës…

Pasi humbi Kristiano Ronaldon, Juventusi e “lehtësoi” goditjen menjëherë duke marrë Moize Ken, por për sezonin e ardhshëm ka objektiva të tjerë për repartin e sulmit, një konfirmim, rinovimi i Dibalës i cili është në skadencë kontrate në vitin 2022 dhe një goditje e madhe që pritet të jetë Dushan Vlahoviç.

Nëse për Dibalën marrëveshja pritet të gjendet në bazë të një kontrate 4-vjeçare deri në vitin 2025 me page prej 10 milionë eurosh në sezon përfshirë bonuset, për sulmuesin serb, klubi i Juventusit është ende në kërkim të formulës së duhur për të kënaqur Fiorentinën dhe për të marrë parasysh detyrimet të buxhetit të cilat përfundojnë më 30 qershor 2021.

Kjo është arsyeja pse kjo hipotezë të dërgon në dy raste, njëra është njësoj si formula që ishte për marrëveshjen e operacionit të Kiezës pikërisht me Fiorentinën, tjetra më “tradicionale” me pagesën e kartonit përgjysmë duke futur lojtarë të tjerë në këtë tratativë për të ulur disi çmimin e kartonit.

Në rastin e parë do të ishte një huazim 2-vjeçar me detyrim blerje në verën e vitit 2023, në rastin e dytë do të arrinte vlerën prej 60 milionë eurosh duke identifikuar lojtarët e pëlqyer nga skuadra “vjollcë”. Fiorentina, nga ana e saj synon të rinovojë kontratën e Vlahoviç, e cila skadon në vitin 2023, si garanci për të ardhmen në ekip dhe ndoshta për ta shitur atë çmim më mirë.

Por deri më tani negociatat për rinovimin nuk kanë avancuar, duke e bërë presidentin Roko Komiso nervoz. Kjo është arsyeja përse Juventusi shikon me besim investimin tek lojtari 21-vjeçar.

Related posts

Jurgen Klopp gjen pikën e dobët të Realit në…

Sadik.Autor

“Unë e transformova Ronaldon. Kjo është ajo që s’duhet të bëjë tek Juventus”

Isa.Autor

MAN UNITED NË KAOS/ Cantona: Skuadra më e bukur është në krahun tjetër të qytetit

Isa.Autor

Leave a Comment