Futboll Sport

MOMENTE PANIKU/ Eriksen përlot botën e futbollit. Mesfushori pëson kolaps dhe është në rrezik për jetën

Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar në minutën e 42-të dhe nuk do të luhet më të paktën ditën e sotme. Ky është vendimi zyrtar i UEFA-s pas momentit tronditës, kur mesfushori Kristian Eriksen,pësoi një kolaps në fushën e lojës.

Menjëherë u desh ndërhyrja e mjekëve, teksa pas disa minutave masazh kardiak, futbollisti u transportua me barrelë drejt ambulancës. I gjithë opinioni sportiv është me sy dhe veshë nga të rejat e fundit në lidhje me gjendjen e Eriksen, i cili ndodhet në luftë me jetën.

Eriksen po shkonte të kryente një rivënie anësore kur ra në fushë duke alarmuar menjëherë lojtarët që kishte pranë. Disa shokë të skuadrës u munduan të përmendnin futbollistin por më pas u thirr stafi mjekësor i ekipit i cili ndërhyri për të përmendur numrin 10 të danezëve i cili ishte i shtrirë pa ndjenja.

Related posts

Sevilla gati të paguante në verë për lojtarin e Liverpulit, Klop ia jep falas në dimër

Isa.Autor

TELASHE PËR REJAN/ Konfirmohet mungesa e 6 futbollistëve, në dyshim edhe Strakosha

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Mbrojtësi shqiptar iu shit Valencias, Presidenti i bëri…

Delo.autor

Leave a Comment