Futboll Sport

PIKA E DOBËT/ “Luanët” e Anglisë kanë 9 muaj që stërviten për penalltitë

Tek Anglia kanë 9 muaj që stërviten për penalltitë. “Tre Luanët” nuk kanë rekordin më të mirë nga pika e bardhë në turne të rëndësishëm, pavarësisht se kanë dalë fitimtarë në dy të fundit.

Megjithatë, në skuadrën e Sauthgejtit nuk i kanë lënë në dorë asgjë rastësisë dhe prej 9 muajsh, pas çdo seance stërvitore, ata praktikojnë edhe goditjen e 11 metrave. Pak ditë më parë, Ljuk Shou pranoi se Anglia nuk do t’i lërë asgjë në dorë rastësisë dhe po stërvitet edhe për penalltitë.

“Për të fituar një kampionat, ti duhet të jesh gati edhe për penalltitë. Dy seritë e tyre të fundit i kemi fituar, çka është pozitive, por sigurisht që duhet t’i praktikojmë ato, pavarësisht sa larg mund të jenë ndeshjet me eliminim direkt. Ne duhet të jemi gati dhe praktika i perfeksionon gjërat. Ne duhet të praktikojmë e të jemi gati për situatën kur të paraqitet, në mënyrë që të mos i lëmë në dorë asgjë rastësisë se ku do të godasim dhe kush do të ekzekutojë”, tha mbrojtësi i majtë.

Related posts

PRAPASKENA/ Trajneri ITALIAN ka refuzuar pankinën e REALIT pas largimit të Zidane

Isa.Autor

MERRET VENDIMI/ Jo vetëm Shqipëria, UEFA ndëshkon Poloninë për incidentet në “Air Albania”

Delo.autor

THOMAS STRAKOSHA TREMB LAZION/ “Gardiani” pëson dëmtim gjatë stërvitjes, ja kur pritet të jetë i gatshëm

Delo.autor

Leave a Comment