Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Titulli kampion, ngjitja në Superiore dhe rënia, ja ndeshjet që luhen sot

Kategoria e Parë luan sot javën e 25, ku të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë. Sot, mund të thuhet edhe fjala e fundit për sa i përket “Play Off”-it dhe skuadrave që bien nga Kategoria.Skënderbeu do të tentojë të fitojë titullin kampion në ndeshjen ndaj Besës në shtëpi, ndërkohë që Dinamo e vendit të dytë nuk luan këtë javë për shkak se në kalendar, është planifikuar ndeshjes me Tërbunin. Besëlidhja e rënë zyrtarisht do të luajë në shtëpi ndaj Flamurtarit, me këta të fundit që kërkojnë “Play Off”.

Ndeshje direkte për një vend në “Play Off” kanë edhe Tomori që pret në shtëpi Korabin, si edhe Apolonia që do të presë Luzin. Sakaq, Oriku do të presë Lushnjen në përballjen direkte për mbijetesë. Burreli dhe Cërriku, do të përballen mes tyre në Burrel.

Ndeshjet:

15:00 Apolonia – Luzi
15:00 Besëlidhja – Lezha
15:00 Burreli – Turbina
15:00 Oriku – Lushnja
15:00 Skënderbeu – Besa
15:00 Tomori – Korabi

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MARCELO te Juventus? Bardhezinjtë marrin përgjigjen epike (FOTO)

Isa.Autor

Zikaltrit të irrituar me arbitrin, ja “gafat” që bëri Orsato në “Derbin e Italisë”

Sadik.Autor

Lazio afron një portier të ri, Thomas Strakosha në dyshim për vendin e titullarit

Sadik.Autor

Leave a Comment