Futboll Sport

ZBULON GJENDJEN E MESFUSHORIT ERIKSEN/ Federata Daneze: Folëm këtë mëngjes, përshëndeti skuadrën

Federata e Futbollit të Danimarkës, nëpërmjet një komunikate zyrtare të bërë së fundmi,. Ka njoftuar se kanë folur me Kristian Eriksenin, i cili sipas tyre ka mbështetur shokët e tij të ekipit.

Një komunikatën e Federatës bëhet me dije se gjendja shëndetësore e lojtarit është e stabilizuar dhe vazhdon të jetë në spital.

“Këtë mëngjes kemi folur me Kristian Eriksen, i cili i ka dërguar përshëndetjet e tij shokëve të skuadrës. Gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai vazhdon të jetë i shtruar në spital për ekzaminime të mëtejshme shëndetësore.

Skuadra dhe stafi i ekipit kombëtar ka marrë asistencë për situata krize dhe do të vazhdojë të jetë në mbështetje të njëri-tjetrit pas incidentit të djeshëm.

Do të dëshironim të falënderonim të gjithë për urimet e ndjera ndaj Eriksen nga tifozët, lojtarët, familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, federatat, klubet, etj.

Ne i ftojmë të gjithë të dërgojnë mesazhet e tyre në Federatën e Futbollit të Danimarkës, ku do të sigurohemi që ato do t’i kalojnë Kristian Eriksen dhe familjes së tij”, thuhet ne komunikate.

Related posts

SHKËNDIJA-NOMME KALJU/ “Kuqezinjtë” e Tetovës kërkojnë të mbyllin sa më shpejt kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“Griezmann qëndron në Spanjë”, Deschamps zbulon të ardhmen e sulmuesit

Sadik.Autor

Kolni ndal Schalken, fiton Augsburgu

Sadik.Autor

Leave a Comment