Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Portugalia humb titullarin për “EURO 2020”, rezulton pozitiv me Covid-19

Portugalia humb një lojtar shumë të rëndësishëm për Euro 2020. Mbrojtësi Zhoao Kanselo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e kombëtares për Europianin.

Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Santos, pasi ishte një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës. Mbrojtësi është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar përhapjen te të tjerët.

Vendin e Kanselos te Portugalia do e marrë mbrojtësi tjetër, Diogo Dalo. Ky i fundit zhvilloi një sezon të mirë me Milanin, ku luajti i huazuar nga Mançester Junajtidi. Dalo është bashkuar me Portugalinë dhe tashmë do të luajë në Europian, pasi u la jashtë liste fillimisht.

Related posts

ZYRTARE/ Milan-Emirates, rinovohet kontrata deri në vitin 2023! Ja sa do të arkëtojnë “Kuqezinjtë”

Delo.autor

NUK LUAN QË NGA SHTATORI ME REAL MADRID/ Por Gareth Bale do të jetë gati për ndeshjen speciale

Delo.autor

ZYRTARE/ Japonia heq dorë nga organizimi i Kupës së Botës për Klube me 24 ekipe. Motivi

Delo.autor

Leave a Comment