Futboll Sport

“EURO 2020″/ Realizoi ndaj Maqedonisë së Veriut, lojtari i Austrisë me dedikim të veçantë për Eriksen

Stefan Lainer ka realizuar golin e parë të sfidës ndaj Maqedonisë së Veriut. 28-vjeçari austriak ka një dedikim të veçantë për Kristian Eriksen i cili vazhdon të kurohet në spital.

Në momentin e golit, futbollisti i Austrisë vrapoi drejt stolit për të marrë fanellën ku ishte shkruar: “Eriksen qëndro i fortë”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Maqedonia e Veriut dhe Austria ndodhen në grupin C së bashku edhe me kombëtare si Holanda dhe Ukraina.

Vlen të theksohet fakti, se golin për maqedonasit e shënoi Pandev, një gol historik ky për ballkanasit, që marrin pjesë pë herë të parë në Europian.

Related posts

(FOTO) Festat e fundvitit/ Yjet e United surprizojnë fëmijët e sëmurë në Spitalin e Manchesterit

Q.Autor

TRIPLETA E MESSI-T/ Barcelona s’e diskuton Celta Vigo-n. Eibar shumë i dobët për Real

Delo.autor

Njeriu që vendosi kualifikimin e Realit, talenti që u ble vetëm 1 mln euro

Sadik.Autor

Leave a Comment