Futboll Sport

FINALJA BRAZIL-ITALI/ Historia e rrallë e yllit të Suedisë, babai e la të sapolindur për penalltitë

Viktor Lindelëf ka lindur më 17 korrikun e vitit 1994, ditë që u luajt finalja e madhe e Botërorit mes Brazilit dhe Italisë. Ishte dita historike kur Roberto Baxho gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, por kjo në fakt nuk ka shumë lidhje me historinë e mbrojtësit të Suedisë. E vërteta është që babai i tij ishte një tifoz i çmendur i futbollit dhe vendosi që të shihte penalltitë përpara se të priste djalin e tij të lindte.

Lajmin e ka thënë vetë Lindelëf, i cili përmes një interviste tregon se i ati ishte i emocionuar për lindjen e tij, por pastaj filloi të kërkonte për një televizor ku të shihte penalltitë. “Sigurisht që im atë ishte i lumtur dhe plot alegri. Por, më kanë treguar se në ato momente kur unë erdha në jetë ai kishte thënë:

‘Perfekte gjithçka, por më thoni ku mund të gjej një televizor’. Nëna ime nuk e kishte pritur mirë këtë dhe i kishte thënë: ‘Vërtet do të largohesh?’ E di e di që nuk është mirë, por tani është momenti kur do të goditen penalltitë”, tregon vetë mbrojtësi i Suedisë.

Related posts

Harry Kane “gradohet” kapiten i Anglisë, trajneri Southgate shpjegon këtë zgjedhje

Sadik.Autor

TIRANA PA TRAJNER 4 DITË PARA DERBIT/ Ahmataj nuk del në stërvitje, largohet nga stoli i bardhebluve

F.autor

Shqipëria U-21/ Alban Bushi fton sulmuesin e Skëndijës së Tetovës

Sadik.Autor

Leave a Comment