Futboll Sport

“EURO 2020” NIS ME REKORDE/ Nga golat, mosha dhe debutimet, shifrat e ndeshjeve të para

Euro 2020 hyri në histori që në start, që zhvillohet në vit tek. Ndërsa me vijimin e ndeshjeve po regjistrohen disa rekorde. Italia fitoi me 3 gola në takimin hapës, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në një Evropian për axurrët.

Pastaj ishte radha e Goran Pandev, që me golin e shënuar ndaj Austrisë, i pari për Maqedoninë në një event të tillë madhor, bëhet lojtari i dytë më i vjetër që shënon në Evropian, në moshën 37 vjeç e 321 ditë, duke qëndruar vetëm pas Ivica Vlashiç, 38 vjeç e 257 ditë, ish-lojtar i Austrisë.

Risitë vazhduan me Anglinë, e cila nuk fitonte kurrë në ndeshjen hapëse të Evropianit. Goli i Sterling theu tersin e anglezëve, duke i dhënë fitoren 1-0 ndaj Kroacisë. Ndërsa goli i dytë i Patrick Schick në fitoren e Çekisë në Skoci futet në librin e shifrave të Evropianit si i dyti për nga distanca.

Sulmuesi çek realizoi nga 45 metra, 5 metra më pak se një gol u shënuar në vitin 1980. Në Euro 2020 u regjistrua edhe një episod tjetër. Në ndeshjen Poloni-Sllovaki, që përfundoi 1-2, goli i parë i sllovakëve u shënua nga vetë portieri Szczesny. Autogoli i numrit një të Juventus ka vendosur një rekord, sepse është i pari në histori i realizuar nga një portier në fazën finale të Europianit.

Related posts

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LIVERPOOL/ Inzaghi: Ata janë favorit, do të luajmë me armët tona…

Delo.autor

LIVERPOOL NUK KA BËR GODITJE TË MËDHA NË MERKATO/ Klopp shpjegon: Nuk ka kuptim që të shpenzosh, sepse…

Delo.autor

E FUNDIT/ Lampard merr miratimin e drejtuesve të Chelseat, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment