Futboll Sport

TË GJTIHË TË ÇMENDUR PËR TË FIRMOSUR ME HAALAND/ Solskjaer bën diplomatin

Erling Braut Haaland është padyshim kryefjala e ditëve të fundit, me agjentin Mino Raiola dhe babain e lojtarit që i kanë bërë lëmsh të gjithë. Fillimisht, dyshja takoi drejtuesit e Barcelonës, ndërsa më pas ata të Real Madrid.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Haaland duhet të shkojë me patjetër në Spanjë, pasi edhe në Premier League, Manchester United interesohet fuqishëm për norvegjezin. Avantazhi më i madh i “Djajve” është trajneri Solskjaer, i cili ka punuar me Haaland prej kohësh dhe e njeh shumë mirë, si dhe gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Gjithsesi, Solskjaer tregohet shumë diplomat kur vjen puna për të folur për Haaland dhe transferimin e tij të mundshëm në Manchester. “Unë fokusohem te lojtarët e mi dhe nuk mund të flas për Haaland. Pavarësisht se kam punuar me të dhe e njoh shumë mirë, nuk është e drejtë që unë, trajneri i Manchester United, të flas për të ardhmen e Haaland”, përfundoi Solskjaer.

Related posts

Nations League/ Southgate zbulon listën e të grumbulluarve ndaj SPANJËS, ka SURPRIZA

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Elvis Kotorri: Elbasani do Superligën, kombëtarja në rrugën e duhur, Strakosha spektakolar

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ DYBALA ka kërkuar LARGIMIN, dëshiron të luaj me fanellën e…

Isa.Autor

Leave a Comment