Futboll Sport

GJESTI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Publiciteti anti Coca-Cola, Ronaldo i bën dëm 4 miliardë dollarë

Gjesti i Cristiano Ronaldos për të hequr shishet e Coca Cola-s që bëri xhiron e botës dje, kishte një ndikim të pabesueshëm negativ në kompaninë amerikane.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle Marca, disa minuta pas konferencës CR7, kompania u gjend me aksionet e saj që ranë në mënyrë dramatike.

Në pasditen e hershme në Evropë – sipas një artikulli në Corriere dello sport – aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion.

Gjysmë ore pas konferencës, aksionet ranë në 55,22 dollarë.

Një rënie prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë shpejt kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

Humbjet totale të kompanisë pas gjestit vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.

Ndikimi i pabesueshëm i Cristiano Ronaldos në botë!

Related posts

Botërori i Rusisë, kriza ekonomike e Argjentinës do t’i heqë Messit fansin special

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Finalja e kupës Juventus-Atalanta do të luhet në prani të tifozëve. Ja numri i lejuar…

Delo.autor

Kukësi-Laçi, antagonizmi vazhdon, synohet finalja e Kupës

Sadik.Autor

Leave a Comment