Futboll

FIFA nis hetimet ndaj tifozerisë ruse për kore raciste ndaj futbollistve Francez

Pavarësisht që ishin në kuadrin e një miqësoreje, tifozët rus nuk kanë reshtur së ofenduari lojtarët francez për shkak të ngjyrës së lëkurë.

Ministri francez i Sportit Laura Flessel kishte kërkuar veprim të “unifikuar” për të hequr dorë nga racizmi në futboll pas raportimeve se Paul Pogba dhe Ousmane Dembele u abuzuan gjatë ndeshjes në Shën Petersburg, ndërsa Futbolli kundër Racizmit në Evropë (FARE) kishte kërkuar një hetim të FIFA-s.

FIFA po mbledh informacionet dhe provat e mundshme në lidhje me incidentin diskriminues të raportuar në media, përfshirë atë nga vëzhguesi i FARE i cili ishte i pranishëm në lojë“, tha një zëdhënës i FIFA-s.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba,  i cili shënoi një gol dhe dha asistin për një tjetër dhe sulmuesi i Barcelonës, Dembele ishin pjesë e koreve raciste të tifozëve rus.

Related posts

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pas një asist nga Lucas, Lamela zhbllokon derbin me një “rabona” (VIDEO)

Delo.autor

ME SYTË NGA QIELLI FORMON 24-ën/ Momenti kur Neymar i dedikon GOLIN Kobe Bryant

F.autor

“Çdo gjë është në rregull”/ Toni Kroos sqaron KRITIKAT për Sane

F.autor

Leave a Comment