Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E kërcënoi se do ta lërë jashtë Champions-it, UEFA merr vendimin për Juventus

Tashmë është zyrtare, Juvja do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin tjetër.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia a lajmeve ‘’Ansa’’ e cila e ka konfirmuar nga burime pranë klubit bardhezi lajmin e bujshëm.

Teksa gjithë prisnin që UEFA të merrte një dënim shembullor ndaj 3 klubeve të pabinudra, ka vendosur që gjërat t’i marrë me qetësi pasi emra të mëdhenj të futbollit do t’i hapnin probleme nga ana financiare selisë së futbollit europian.

Sipas ‘’Ansa’’ vetë UEFA i ka dërguar një letër Juventusit në selinë e klubit duke i konfirmuar pjesëmarrjen në Champions sezonin tjetër. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga drejtuesit e ”Zonjës së Vjetër”, por qëllimi i tyre pasi trazuan futbollin u arrit duke mbajtur pezull tifozët bardhezi deri në momentin e fundit teksa Komisioni i Ankesave të UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër.

Related posts

Hashim Thaçi i veshur me “Nike”, bëhet gati për futboll, Endriti i bën…

Sadik.Autor

MIQËSORJA ME ITALINË/ Trajneri Alban Bushi grumbullon dy futbollistë të rinj

Isa.Autor

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Isa.Autor

Leave a Comment