Futboll La Liga Sport

“KËSHTU E PAMË NË FUSHË…”/ Barcelona nuk ndalet, denoncon me video penalltinë e munguar ndaj Albës (VIDEO)

Barcelona vazhdon të denoncojë momentin e diskutueshëm midis Suso dhe Jordi Alba, ku pretendon se ishte penallti në favor të saj. Skuadra katalanase ankohet se ky dyluftim midis lojtarit të Sevilla dhe anësorit të saj, i cili përfundoi me Albën duke rënë brenda zones kundërshtare, ishte për dënim maksimal.

Sidoqoftë, kryesori Mateu Lahoz nuk mendoi kështu (ishte minuta e 72-të e lojës, akoma 1-0). Trajneri Ronald Koeman, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ishte i prerë: “Kishte një penallti në favorin tonë, që nuk u akordua. Nëse VAR do ta shqyrtonte rastin, me siguri duhej vërshëllyer për penallti”.

Edhe Pedri, në deklaratat për “Barça TV”, gjithashtu i referohet rastit në fjalë: “Ekzistonte një penallti, por nuk e di nëse faulli ishte jashtë apo brenda zonës”. Zjarri i polemikave vazhdon të ndezë edhe llogarinë e Barçës në Twitter, e cila ngarkoi një video, ku fokusohet dyluftimi, që ndodh brenda zonës. Videoja është shoqëruar me një mesazh ironie: “Kështu e pamë në fushë…”

Related posts

UDHËTUAN DREJT TURQISË PËR EKIPIN E ZEMRËS/ Tifozëve të Romës iu ndodh e papritura në stadium

Delo.autor

“LEGJENDAT NUK VDESIN KURRË”/ Si e nderoi Milani, Kobe Bryant

F.autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi kërkon të bëjë Barcelonën me krahë, zbulohen objektivat

Delo.autor

Leave a Comment