Futboll Sport

NGA DRONI TEK HEDHJA ME PARASHUTË/ Incidenti që nuk u pa gjatë ndeshjes Gjermani-Francë, disa të plagosur

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes Francë-Gjermani, e vlefshme për kampionatin europian të futbollit. Të paktën 2 persona u dërguan në spital me plagë të lehta në kokë, pasi një aktivist i Greenpeace hyri me parashutë në ambientet e “Allianz Arena” në prag të nisjes së ndeshjes.

Aktivisti hodhi në fushë një top ku kishte një parullë kundër një prej sponsorëve të kompeticionit, por papritmas humbi kontrollin e parashutës nga kamerat “spider” dhe u ul me vështirësi në fushë

Gjatë uljes, disa pjesë të helikës shtytëse ranë mbi spektatorët duke lënduar disa tyre. Madje dhe trajneri francez Deschamps shpëtoi për mrekulli nga një copë metalike.

Parashutisti u ngatërrua te telat që mbanin një kamerë dhe ra fushë me shpejtësi.

“Ky akt i pakonsiderueshëm, i cili mund të kishte pasoja shumë të rënda për një numër të madh të njerëzve të pranishëm, shkaktoi dëmtime të disa njerëzve që morën pjesë në lojë, të cilët tani janë në spital dhe autoritetet e ligjit do të marrin masat e nevojshme. Përgatitja e ndeshjes për fat të mirë nuk u ndikua nga një veprim i tillë i pamatur dhe i rrezikshëm, por megjithatë disa njerëz u plagosën“, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.

Ky incident të kujton veprimin e Ballist Morinës, i cili ngriti dronin në tetor të vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë./Gazeta SHQIP

Nga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u paNga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u paNga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u paNga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u paNga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u paNga droni i Ballistit tek hedhja me parashutë/ Incidenti që nuk u pa

Related posts

ZHDUKET “VAR” DHE DO KRYHEN 5 ZËVENDËSIME/ Ja sesi Premier League kërkon të mbyllë sezonin

Delo.autor

FRIKË PARA “EL CLASICOS”/ Protestuesit e Barcelonës marshojnë drejt hotel “Sofia” (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURIA NË CËRRIK/ Policia jep detajet: Arrestuam në flagrancë lojtarin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment