Futboll Sport

FINLANDË-RUSI/ Trajnerët zgjedhin titullarët për të kërkuar triumfin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut, sfida e raundit të dytë të Grupit B në EURO 2020, Finlandë-Rusi.

Kombëtarja finlandeze vjen në këtë ndeshje pas fitores me rezultatin 0-1 ndaj Danimarkës, pas asaj sfide dhe ngjarje të ndodhur me mesfushorin danez të Interit, Kristian Eriksen që shokoi mbarë botën e futbollit dhe jo vetëm.

Kombëtarja ruse do të vijë në këtë takim pas humbjes ndaj Belgjikës në sfidën e parë me rezultatin 3-0.

Të dyja formacionet kërkojnë triumfin, ku Finlanda me një fitore sot do të ishte pothuaj e kualifikuar, ndërsa Rusia me një sukses sot do të mbajë gjallë shpresat për kalimin për më tej në EURO 2020.

Në Grupin B, përveç Finlandës dhe Rusisë, ndodhen dhe kombëtarja e Belgjikës dhe kombëtarja e Danimarkës.

FORMACIONET ZYRTARE –

FINLANDË – (3-5-2): Hradeçki; Toivio, Arajuri, O’Shegnesi; Raitala, Shyler, Kamara, Lod, Uronen; Pohjanpalo, Puki. Trajner: Marku Kanerva.

RUSI – (4-3-3): Safonov; Mario Fernandesh, Divev, Dzhikija, Kuzjaev; Zobnin, Barinov, Ozdoev; Mirançuk, Dzjuba, Golovin. Trajner: Stanislav Çerçesov.

Related posts

FORMULA 1/ Pas Hamilton rinovon edhe Toto Wolff, Mercedes gjen sponsorë të rinj

Delo.autor

PO E KËRKON INTERI/ PEREZ takohet me MODRIC për ta JOSHUR të mos LARGOHET

Isa.Autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Reagon vëllai i CR7 pas akuzave se portugezi DHUNOI një grua

Isa.Autor

Leave a Comment