Futboll Premier League Sport

E KËRKON REALI/ GJOBA e Courtois prej… mijë euro afron DIVORCIN me CHELSEAN

Duhet të ndodhte dhe ashtu ndodhi. Courtois rrezikon të divorcohet në mënyrën më të keqe me Chelsean. Portieri belg, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS” ka nisur të grumbullojë gjoba për mungesat e tij të pajustifikuara. Bëhet fjalë për masa ndëshkimore shumë të majme. Portieri nuk u paraqit në stërvitje, ndonëse nuk kishte asnjë leje nga klubi, për të mos u paraqitur. Madje e ka bërë dy herë. Trajneri Sarri është i vetëdijshëm. Dialogu është konsumuar dhe Courtois i ka sqaruar teknikut atë që ai e dinte, pikërisht mundësinë që të largohet nga Chelsea, në drejtim të Real Madrid në Spanjë.

Courtois ka luajtur ndeshjen e tij të fundit zyrtare në Rusi dhe mbase edhe kartën e tij të fundit për të prishur marrëdhëniet. Por Chelsea nuk ka asnjë qëllim që të kapet ngushtë për qafe, ndonëse kontrata e futbollistit skadon vitin e ardhshëm. Blutë e Londrës kanë një parashikim disiplinor, me një masë ndëshkimore maksimale prej 223 mijë euro. Një zgjidhje që do të konsumonte përfundimisht ndarjen, por nuk do të modifikonte situatat dhe qëllimet.

Related posts

E FUNDIT/ MILANI bën gati goditjen e madhe në JANAR, prenoton mesfushorin “vrasës”

Isa.Autor

DËSHTON “OPERACIONI” POGBA/ Zidane kërkon objektivin e Juventusit në verë, ja shifra “galopante”

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester United dhe Juventusi arrijnë MARRVESHJEN për mesfushorin francez

Isa.Autor

Leave a Comment