Futboll Sport

U LARGUA ME BARRELË GJATË SFIDËS NDAJ FINLANDËS/ Mbrojtësi i Rusisë rrezikon dëmtimin e rëndë, dyshohet se…

Një dëmtim i rëndë rrezikohet për lojtarin e kombëtares ruse Mario Fernandesh, i cili la fushën e blertë me barrelë në minutën e 26 të sfidës ndaj Finlandës.

Zyra e shtypit e kombëtares së Rusisë ka bërë me dije se lojtari dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe ka shkuar menjëherë në spitalin e Shën Pjetërburgut për të parë ekzaminimet e reja.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është një ndër më të mirët e kombëtares së Çerçesovit, ku ishte pjesë edhe e botërorit të luajtur në Rusi.

Rusia fitoi sfidën e saj ndaj Finlandës falë golit të Mirançukut dhe renditet në në vendin e dytë të grupit B me tre pikë po aq sa Finlanda dhe Belgjika që pret të luajë takimin e saj.

Related posts

SFIDA NDAJ ATALANTA-S/ Sarri i jep të drejtë Guardiola-s: Të luash kundër tyre është si të shkosh te dentisti

Delo.autor

“FITORET ME “MANITA”/ Askush si Spanja, hyn në histori të Kampionatit Europian

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas pasimit të Jorginho, Mount ndëshkon Porton me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment