Futboll I pakategorizuar Sport

“T’A MARRË DREQI, JAM VETËM 29-VJEÇ”/ Zbulohet çfarë tha mesfushori Eriksen pas arrestit kardiak…

Mjeku i Danimarkës, Jens Kleinefeld, ka treguar fjalët e para që tha Kristian Eriksen, pasi hapi sytë, nga infarkti që pësoi në fushën e lojës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kleinefeld tregon se ishte një moment tejet prekës, kur Eriksen hapi sytë për herë të parë.

“Rreth 30 sekonda më vonë ai hapi sytë dhe unë mund të flisja direkt me të. Ishte një moment shumë prekës. Në raste të tilla urgjente mjekësore në jetën e përditshme, shanset që të kesh sukses janë shumë të ulëta.

‘Dreqi e marrtë, unë jam vetëm 29 vjeç’, më tha. Atëherë e kuptova që truri i tij nuk ishte dëmtuar dhe se ai ishte shëruar plotësisht”, u shpreh Kleinefeld.

Kujtojmë se pas atakut kardiak të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, mesfushori i Danimarkës, Kristian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Federata e Danimarkës, ka njoftuar se pas testeve të zemrës të kryera, Eriksen pritet ti  nënshtrohet një operacioni, ku në zemër do i vendoset një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak.

Related posts

DASHURIA E VJETËR/ Mourinho dorëlëshuar me INTERIN: I përgatit dhuratën speciale për…

Isa.Autor

Paraqitje e shkëlqyer e femrave, Kombëtarja Shqiptare e nis me fitore të pastër aventurën në Europë

Sadik.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Reja grumbullon 3 futbollistë nga Superiorja. Rikthehen edhe Balaj, Çekiçi e Trashi

Delo.autor

Leave a Comment