Futboll Sport

“PO SIKUR TË VDISTE DIKUSH?” CONMEBOL nis procedurën disiplinore ndaj sulmuesit Martins, ja shkaku…

Fakti që Copa America zhvillohet në Brazil ka befasuar shumë njerëz, duke parë gjendjen shëndetësore të kontinentit. Një lojtar ka kritikuar federatën që ka hapur një dosje për të.

Marcelo Moreno Martins, sulmues dhe figura kryesore e kombëtares së Bolivisë, ka publikuar hapur në rrjetet sociale kritikat ndaj organit kontinental:

“Faleminderit juve të CONMEBOL për gjithë këtë! Është i gjithë faji juaj!!! Nëse një person vdes, çfarë do të bëni? Ajo që ka rëndësi për ju janë vetëm paratë. Jeta e lojtarëve vlen diçka?”.

Golashënuesi më i mirë i kombëtares së tij ka përdorur këtë mesazh të shoqëruar me fotografinë e shokut të tij të kombëtares që bën një tampon të publikuar në Instagram.

CONMEBOL nuk e ka marrë shumë mirë dhe ka nisur një procedurë disiplinore ndaj sulmuesit 33-vjeçar, që bashkë me shokë të tjerë të skuadrës ka munguar në ndeshjen kundër Paraguait pikërisht sepse kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

Related posts

Xherdan SHAQIRI uron FESTËN E KURBAN BAJRAMIT të gjithë SHQIPTARËVE (FOTO)

Isa.Autor

Michella Persico e feston në det fitoren e Juventusit

Sadik.Autor

KONFIRMOHET HAPI I MADH PËR ARDIAN ISMAJLIN/ Agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti

F.autor

Leave a Comment