Futboll Sport

BRAZILI I PANDALSHËM/ Mposht me “poker” Perunë. Venezuela shtang Kolumbinë (VIDEO)

Brazili vazhdon të regjistrojë fitore, teksa mëngjesin e sotëm ka regjistruar triumfin e radhës në Kupën e Amerikës. “Seleçaos” kanë mposhtur me rezultatin 4-0 Perunë, duke marrë kështu kryesimin e grupit me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Aleks Sandro zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, ndërsa Nejmar në minutën e 68-të, Ribeiro në minutën e 89-të dhe Riçarlison në minutën e 93-të, vulosën shifrat në 4-0. Vlen të theksohet se kjo është fitorja e tetë radhazi për Brazilin në ndeshje zyrtare.

Ndërkohë Kolumbia ka regjistruar një barazim zhgënjyes 0-0 ndaj Venezuelës. Kolumbianët tentuan disa herë portën kundërshtare, por nuk ia arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana rinovon kontratën me mesfushorin Batha, ja akordi

Delo.autor

KUALIFIKOHET NË MESIN E 4 MË TË MIRAVE/ Distria Krasniqi, xhudistja e tretë që kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

ICARDI DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Bind yllin argjentinas që të luajë në La liga klubi…

Delo.autor