Futboll Seria A Sport

“E PABESUESHME POR E VËRTETË”/ “Ligji” mposht Ronaldon, kjo është humbje e rëndë për portugezin

E pabesueshme por e vërtetë. Edhe një makineri parash si Cristiano Ronaldo, ndonjëherë e sheh shenën minus në nxjerrjen e llogarisë. Normalisht është e komplikuar të mendosh se humbja prej 700 mijë euro mund të kërcënojë dhe rrezikojë stabilitetin financiar të portugezit, që mes sponsorëve dhe pagës, arkëton afërsisht 100 milionë në vit.

Referuar prestigjozes “Forbes”, numri 7 i Juventus, ka fituar në vitin 2017 plot 93 milionë dollarë, më shumë se çdo sportist tjetër në botë. Gjithsesi, edhe atij i ndodh që të gabojë në një lëvizje apo tratativë sipërmarrje. Nuk ka asgjë të përbashkët me dështimin prej 20 milionë në linjën e veshjeve të Zlatan Ibrahimovic, por pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pësuar një humbje, prej afro 1 milionë euro.

Mund të thuhet se është faji i merkatos së pronave të patundshme. Sikurse raporton “Mundo Deportivo”, CR7 më në fund ka shitur shtëpinë e tij në Manchester për një shifër rreth 3 milionë e gjysmë euro. Jo pak, por një shifër më e ulët në raport me atë që portugezi pagoi për blerjen e saj në vitin 2008.

Për të siguruar kompleksin e banimit me pishinë të brendshme, vaskë me hidromasazh, sauna, sallë lojrash dhe palestrën, të shtrirë në pesë struktura në një kopësht gjigant, Ronaldo kishte shpenzuar rreth 4,2 milionë. Pra një humbje prej 700 mijë euro, e shkaktuar nga vështirësia për të shitur pronën, që çoi në reduktimin e çmimit, me qëllim tërheqjen e blerësve të interesuar.

Për CR7 humbja e një shifre të tillë nuk është saktësisht dramatike, por rrethanat e transaksionit e bëjnë mjaftueshëm të veçantë. Pasi e kishte blerë në vitin 2008, fiks një vit para se të largohej nga Manchester për tu transferuar te Real Madrid, mund të thuhet se për ato 12 muaj, Ronaldo ka paguar një qira shumë të lartë, më shumë se llogaria e hotelit në të cilin u akomodua Mourinho gjatë dy viteve të tij te United.

Fundja, edhe Cristiano Ronaldo nuk mund të bëjë asgjë kundër krizës ekonomike, që ka goditur perëndimin pikërisht kur vila u vendos në shitje. Nga 2009 e tutje, askush nuk ka dashur të paguajë çmimin e vendosur. Kështu, ligjet e tregut të lirë kanë mposhtur CR7.

Related posts

Dorëzohet Juventus, transferimi i yllit të Liverpoolit mund të dështojë

Q.Autor

TALENTI PREMTUES/ Everton kërkon belgun e Liverpoolit, për të zëvendësuar Lukakun

Isa.Autor

E DO GJITHË EUROPA/ Barcelona vendos të rinovojë me “xholin” e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment