Futboll Sport

PARA SHKARKIMIT/ Mbrojtësi kundër Solarit: Isco, një nga më të rëndësishmit te Real Madridi

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, është i bindur se Isco mbetet i rëndësishëm për klubin dhe trajnerin Santiago Solari, pavarësisht nga mungesa e aktivizimit në muajt e fundit.

Isco ka patur një sezon të vështirë deri më tani, duke filluar vetëm pesë ndeshje si titullar në La Liga, të gjitha nën drejtimin e Julen Lopetegui, para shkarkimit të tij në fund të tetorit.

Që kur Solari e zëvendësoi ish-trajnerin e Spanjës, Isco përgjithësisht duhej të ishte i kënaqur me një vend në stol. Madje, ai u la jashtë skuadrës për transfertën e Ligës së Kampionëve në Romë, në nëntor.

“Isco është i rëndësishëm për ekipin, – tha Nacho në një intervistë me “beIN Sports”. – Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi dhe duhet të vazhdojë të punojë. Trajneri është me të dhe, kur të jetë në fushë, aty duhet të flasë më mirë”.

Nga ana e tij, Casemiro shtoi se duhet të përmirësohen, pasi “Los Blancos” kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet, që kur u kthyen në fushë nga ndërprerja e sezonit: “Ne jemi të sinqertë dhe e dimë se duhet të përmirësohemi. Ky është kampionati më i vështirë në botë. Me punën e bërë mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit”.

Related posts

“EURO 2020″/ Austria mposht Ukrainën falë golit të Baumgartner dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

“MAKTHI PARA KRISHTLINDJEVE”/ Ja koreografia tallëse e tifozëve të Tiranës me rivalët e tyre në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

KRITIKON “TOPIN E ARTË”/ Koulibaly mbi zgjedhjet e kandidatëve: S’është e drejtë që ai është lënë jashtë

Delo.autor

Leave a Comment