Futboll Sport

ZYRTARE/ Ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, trajneri italian prezantohet te skuadra e re

Paolo Tramezani është zyrtarizuar te skuadra e re, teksa do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite, te klubi i Al Faisaly. Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar se drejtimi i skuadrës i është besuar teknikut italian.

Tramezani ka firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. 50-vjeçari do të ketë kundërshtar trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, i cili vetëm pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës Al Raed, e cila militon në të njëjtin kampionat me Al Faisaly.

Kujtojmë se Tramezani ishte asistent i trajnerit Xhani De Biasi te Shqipëria, nga viti 2011 deri në vitin 2016, teksa ishte edhe në Euro 2016 me Kombëtaren kuqezi.

Related posts

(FOTO-VIDEO) Ndërpritet ndeshja Estoril-Porto, panik për shembjen e stadiumit

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Talenti Jones zhbllokon sfidën ndaj Everton me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

ANGLEZ I “THUR” ELOZHE SPANJOLLIT/ “De Gea është Messi i portierëve”

Isa.Autor

Leave a Comment