Futboll La Liga Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-ylli i Barcelonës: Nuk arrija të haja për shkak të presionit. Edhe Messi…

Ibrahim Afellay ka folur për AS në lidhje me disa probleme që ka patur në karrierë në lidhje me ushqimin dhe presionin që ka ndier në ndeshje t ë caktuara.

Ish-lojtari i Barcelona-s ka   thënë se e ka ndarë shpesh problemin e tij me Lionel Messi, shpesh në qendër të problemeve të tilla në të kaluarën.

“Kam patur shumë probleme me vaktet, shpesh nuk arrija të haja para ndeshjeve. Ishte një situatë shumë e vështirë, por sforcohesha për të ngrënë”, ka thënë ish-lojtari i Barcelona-s.

Probleme të ngjashme ka patur edhe Lionel messi.

“Presioni ishte aq i madh sa shpesh, para së të dilte në fushë, villte në banjë. Ndonjëherë e shihje edhe gjatë ndeshjes ose pak para fillimit. Messi ka fituar gjithçka nga jeta. Nuk ka asgjë për të treguar, kur e vuan presionin edhe një si ai… Kjo do të thotë diçka”.

Related posts

Zidane zbulon “pa dashje” emrin e skuadrës që do të drejtojë në sezonin e ri

Sadik.Autor

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

DRAMË PËR EMPOLIN DHE MILAN/ Interi me zemër në dorë siguron Championsin

Delo.autor

Leave a Comment