Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin 22-vjeçar…

Klejdi Daci është zyrtarisht pjesë e Kukësit. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit, i është bashkuar skuadrës verilindore, duke firmosur për 2 sezone. Më herët kukësianët kanë prezantuar edhe Ardit Hilën, teksa kjo është goditja e dytë në këtë merkato verore.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Kukësit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Me skuadrën krutane, Daci arriti të realizon 5 gola në 23 ndeshje. Gjithashtu më herët 22-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Partizanit.

NJOFTIMI I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Klejdi Daci eshte zyrtarisht pjese e skuadres sone. 22-vjecari nga Kukesi ka firmosur sot nje kontrate per 2 sezone me ekipin tone, duke shtuar ne kete menyren numrin e futbollisteve nga Kukesi ne ekip.

Daci ishte pjese e Kastriotit ne sezonin e fundit duke shenuar edhe 5 gola ne 23 ndeshje te zhvilluara. Klubi i Kukesit i uron shume suksese Dacit me fanellen e qytetit te tij dhe sa me shume trofe. Suksese Klejdi!

Skeda e lojtarit

Emri: Klejdi Daci

Mosha: 22 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.86 m

Pozicioni: Sulmues

Klubet e mëparshme: Partizani, Kastrioti

Related posts

PËRÇAHET MILAN/ Çfarë po ndodh me drejtuesit “kuqezi”

Sadik.Autor

Sabatini flet për merkaton e Interit, tregon vendimin për Joao Marion

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Lukaku ishte shumë i rëndë për Manchester United, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment