Futboll Sport

ZVICËR-TURQI/ Xhaka dhe Shaqiri nisin sfidën si titullarë, kërkon triumfin (FORMACIONET ZYRTARE)

Paralelisht me sfidën Itali-Uells, në stadiumin “Olympic” të Baku do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Turqisë, e vlefshme për Grupin A të Euro 2020.

Helvetikët e trajnerit Petkoviç do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te kualifikimi si skuadra e tretë më e mirë. Zvicerianët mund të shpresojnë gjithashtu te një fitore me rezultat të thellë të Italisë ndaj Uellsit, për t’i rrëmbyer vendin e dytë britanikëve, me pikë të barabarta.

Ndërkohë Turqia vjen në këtë përballje me moralin e ulët, për shkak të dy rezultateve zhgënjyese në 2 ndeshjet e para. 0 gola të shënuar dhe plot 5 të pësuar. Turqit e Gynesh, janë pozicionuar në vendin e fundit me 0 pikë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, Xhake dhe Shaqiri e nisin sfidën si titullarë, ndërkohë që në stol ndodhet shqiptar tjetër Mehmedi.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

PUBLIKIMI I PAGAVE/ Zbulohet skandali me rrogat e futbollistëve të Superiores

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Sulmuesi Dembele kërkon largimin, nis negociatat me dy klubet…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Mbappe: Kam besim, jam përshtatur te Real Madrid

F.autor

Leave a Comment