Gossip

A KISHTE VESHUR TË BRENDSHME? Gazetares sportive i ndodh incidenti i papritur në studio (VIDEO)

Prezantuesja e njohur e RAI-t, Paola Ferrari, përfundoi në qendër të vëmendjes së mediave rozë, në Itali dhe jo vetëm.

E veshur me fustan të zi prezantuesja seksi, shihet në studio teksa kryqëzon këmbët dhe fustani i papërshtatshëm ka bërë që pjesët intime të duken në emision. Ky incident ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale, teksa të shumtë ishin shikuesit që menduan se Paola nuk kishte veshur të brendshme.

Por në një reagim të bërë së fundmi, 60-vjeçarja e ka mohuar këtë gjë. “Ajo është bërë virale, ata po përdorin më shumë VAR-in (për këtë incident), më shumë sesa në Kampionatin Europian. Ndodhi, por asnjë nuk është serioze”, u shpreh prezantuesja.

Disa shikues, gjithashtu menduan se panë një tatuazh të një flutur, në pjesën intime, por në lidhje me këtë hipotezë Ferrari tha: “Unë mund t’ju siguroj se nuk kam një flutur të tatuazhuar, nuk fluturoj aq lart”.

Video e gazetares italiane, u krahasua me skenën e famshme të Sharon Ston, në “Basic Instinc”, por Paolo e mohon të ketë kopjuar skenën e aktores së famshme.

“Shkurtimisht, videoja virale duket pak e ekzagjeruar, prezantova dy mbrëmje me pantallona. Sharon Ston nuk kishte veshur të brendshme në atë skenë. Unë, nga ana tjetër, preferoj të mbroj shëndetin dhe higjienën”, deklaroi prezantuesja.

Related posts

Ja si e mbështet bashkëshortja Granit Xhakën ndaj Serbisë (FOTO)

Sadik.Autor

MBAN PREMTIMIN/ Tifozja zhvishet pas suksesit të Lazios në Kupën e Italisë (FOTO)

Delo.autor

Roberta ‘zhvishet’ për kualifikimin e Romës (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment