Futboll Sport

AKUZAT PËR PROPOGANDË/ Vendosi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së, UEFA merr vendimin për Neuer

Portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer ishte në telashe serioze pasi UEFA hapi një hetim ndaj tij me akuzën e propagandës në fushën e lojës.

Në ndeshjen kundër Francës dhe Portugalisë, Nojer mbajti në krahun e tij një shirit kapiteni me ngjyrat e komunitetit të LGBT-së, çka nxiti që UEFA të hapë një hetim për këtë çështje. Por Federata Gjermane i doli menjëherë në mbrojtje gardianit të “pancerave” duke u shprehur se ky ishte një veprim për të mbrojtur kauzën e këtij komuniteti dhe jo për propagandë.

“UEFA hetoi mbi këtë çështje dhe duke marrë parasysh që po promovonte një kauzë të mirë, pra diversitetin, ekipi nuk do të përballet me procedura disiplinore”, u shpreh zëdhënësi i UEFA-s.

Probleme të tilla janë  të përhapura në futboll duke përfshirë dhe racizmin pasi interesi i njerëzve është i madh mbi sportin dhe ndikimi në të tilla raste është jo pak i vogël.

Related posts

“AS 200 MILIONË EURO NUK MJAFTOJNË”/ Perez jep alarmin: Një ditë, 30 klubet kryesore të Europës do të…

Delo.autor

Real Madrid, ka gati dy emra nëse nuk arrihet marveshja me Neymarin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Dembélé ndryshon kartat në tavolinë me Barcelonën, ja situata e rinovimit…

Delo.autor

Leave a Comment