Futboll Sport

BELGJIKA MBAHET TE LUKAKU/ Danimarkës i duhet fat

Fuqia e Lukakut, për të kaluar fazën. Belgjika e Romelut, pas trisit në debutim kundër Rusisë, dëshiron të fitojë sa më shpejt biletën për fazën e ardhshme të “Euro 2020”. Në ndeshjen e fundit do të përballet ndaj Finlandës, që në debutim mposhti 1-0 Danimarkën në sfidën e karakterizuar nga trembja e madhe për formën e Eriksenit. Sfida luhet sot, me startin në orën 21:00. Në ndeshjen e dytë, Belgjika mposhti 2-1 edhe Danimarkën duke hipotekuar kualifikimin në 1/8-at e kompeticionit.

Lidhur me sfidën ka folur portieri dhe një nga kapitenët e kombëtares belge, Tibo Kurtua: “Fitorja e grupit është diçka prestigjioze. Do të përpiqemi. Faza pasardhëse mund të jetë më e vështirë nëse nuk fitohet futbolli, por në futboll mund të ketë gjithmonë surpriza. Në Botëror na u duk se vuanim më tepër ndaj Japonisë sesa Brazilit. Në të vërtetë nuk mund të llogariten këto gjëra, duhet të zbresësh gjithmonë në fushë për të fituar”.

RUSI-DANIMARKË – Për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Europianit, Rusia do të përballet me Danimarkën në stadiumin “Telia Parken” të Kopenhagenit me vërshëllimën e startit në orën 21:00. Danimarka, e tronditur nga ngjarja me Eriksenin, vjen nga humbja kundër Finlandës në debutim dhe më pas nga disfata e pësuar kundër Belgjikës së Lukakut. Rusia, ashtu si danezët, duhet gjithashtu të kërkojë pikë, pasi u mposht 3-0 nga formacioni belg.

Do të jetë ajo e sotmja, një ndeshje vendimtare, në një kuptim apo tjetrin, për të dyja formacionet. Përpara startit kanë folur të dy trajnerët. “Do të bëjmë gjithçka për të fituar, – u shpreh Kasper Hjulmand, tekniku i Danimarkës. – Kundër Rusisë do të jetë tepër e vështirë, janë një skuadër e shkëlqyer. Prisni një ndeshje të bukur dhe të gjatë”. Stanislav Çerçeshov, homologu rus, komentoi: “Luajmë ndeshjen e parë pa tifozët tanë, megjithatë nuk është problem. Është një situatë që do të dimë si ta menaxhojmë. Detyra jonë është të arrijmë rezultat”.

Related posts

“VETËM AI KA KËRKUAR TË…”/ Spalletti tërbohet me gazetarët: Kush ua thotë këto gënjeshtra?

Delo.autor

Ylli i Paris Saint-Germain i thotë “Po” Romës

Sadik.Autor

BONUCCI flet për herë të parë pas LARGIMIT nga MILANI: Bëra gabim që…

Isa.Autor

Leave a Comment