Futboll Sport

UKRAINË-AUSTRI/ Të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 18:00, në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit, sfida e raundit të tretë të Grupit C, Ukrainë-Austri.

Ky takim do të jetë një betejë e vërtetë pasi të dyja skuadrat kërkojnë me çdo kusht pasditen e sotme kualifikimin.

Pas humbjes ndaj Holandës dhe fitores ndaj Maqedonisë së Veriut, kombëtarja ukrainase do të kërkojë vetëm triumfin që përkthehet në kualifikim.

E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren austriake ku pas suksesit ndaj Maqedonisë së Veriut dhe disfatës kundër Holandës, objektivi i austriakëve do të jetë vetëm triumfi për t’i kualifikuar për më tej.

FORMACIONET ZYRTARE –

UKRAINA – (4-1-4-1): Bushan; Karavev, Zabarnij, Matvienko, Mikolenko; Sidorçuk; Jarmolenko, Shaparenko, Zinçenko, Malinovski; Jaremçuk. Trajner: Andrij Shevçenko.

AUSTRIA – (4-3-2-1): Bashman; Lainer, Dragoviç, Hintereger, Alaba; Shlager, Laimer, Grilitsh; Baumgartner, Sabitzer; Arnautoviç. Trajner: Franko Foda.

Related posts

Barcelona refuzon ofertën e Betis, Rafinha mund të përfundoi tek ky ekip

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për gjestin e CR7 ndaj tifozëve të Atleticos, ja masat

Delo.autor

Zbulohet misteri me Mavrajn, shqiptari u pezullua për sinqeritetin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment