Futboll La Liga Sport

“THUMBON” BARCELONËN/ Portieri Courtois: Më thanë ta qepja gojën, por unë po festoj…

Tibo Kurtua krijoi shumë polemika gjatë kohës së izolimit duke thënë se titulli kampion duhet të vendosej në fushën e lojës dhe nuk duhet t’i jepej Barcelonës. Por këto deklarata u interpretuan keq në Katalonjë dhe mediat i thanë portierit që ta mbyllte gojën.

“Të rikthehesh nga izolimi pas 2 muajsh dhe të fitosh 10 ndeshje radhazi, nuk është aspak e lehtë. Unë kisha besim te skuadra ime dhe isha i bindur se mund ta arrinim këtë titull. Kur unë fola, nga Barcelona më thanë që duhej ta qepja gojën. Por ja ku jemi sot. Unë po festoj titullin kampion.

Ata nuk e kuptuan që unë thjesht doja të luhej kampionati deri në fund, sepse kisha bindjen që do të triumfonim. Ndeshja? Në fund bëra dy pritje, por për këtë punë jam”, ka thënë Kurtua.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Shqipërisë U-21 transferohet në Portugali tek skuadra e…

Isa.Autor

Ndjenja e fitores, Strakosha e tregon me një… foto

Q.Autor

Lorik CANA sërish BABA/ Zbulohet GJINIA dhe EMRI i FËMIJËS që do të vij në jetë…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment