Futboll Sport

SHËNOI GOLIN E FITORES NDAJ UKRAINËS/ Heroi Baumgartner “kërcënon” Italinë: Aventura jonë nuk ka mbaruar ende

Austria arriti një rekord historik duke mundur Ukrainën me rezultatin minimal 0-1 për tu kualifikuar në raundin e 1/16-ve ku do të përballen me Italinë e Roberto Mançinit.

Heroi për austriakët ishte mesfushori Kristof Baumgartner i cili realizoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores për skuadrën e tij. Megjithatë 21 vjeçari u zëvendësua pas vetëm 30 minutash lojë pas një goditje në kokë që mori nga një duel në mesfushë.

‘’Koka më dhemb ende. Suksesi është diçka shumë e veçantë për ne. Tani të dashur tifozë të Austrisë, argëtohuni!

Ndeshja kundër Italisë? Do të jetë një sfidë e veçantë, ne tashmë kemi bërë historinë, por aventura jonë nuk ka mbaruar ende’’.

Related posts

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Shehi sposton mesfushorin në mbrojtje. Ja si pritet të luajnë “bardheblutë” kundër “shkodranëve”…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton festoi ditëlindjen në heshtje, ja personi i vetëm me të cilin kontakton

Delo.autor

REALI E KA RONALDO NË “SHTËPI”/ Vinicius JR shënon SUPER GOL nga 30 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment