Futboll Sport

“EURO 2020″/ Danimarka mposht me “POKER” Rusinë dhe kualifikohet në fazën tjetër

Fitore e madhe që i jep kualifikimin! Danimarka “çmontoi” me rezultatin 4-1 Rusinë në sfidën e fundit të Grupit B, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ve me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Danimarka, Finlanda dhe Rusia e mbyllën grupin me nga 3 pikë secila, teksa për shkak të golavarazhit më të mirë, danezët arritën të renditeshin në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në Amsterdam, ku do të përballen me Uellsin, ditën e shtunë në orën 18:00.

Për sa i përket sfidës së sotme, Damsgard, Polsen, Kristensen dhe Maehle ishin autorët e golave për danezët, ndërkohë që për rusët realizoi Dzuba nga pika e bardhë e penalltisë.

Related posts

Ndryshime radikale te Real Madrid, ja tre yjet që Low do në skuadër

Q.Autor

“DO T’I PËRCJELL FJALËN E ZOTIT”/ Tentoi të hynte në shtëpinë e Neymar, arrestohet autori

Delo.autor

18:0 e 14:0, rezultate të pabesueshme në futbollin e femrave në Kosovë

Q.Autor

Leave a Comment