Futboll Sport

3 SKUADRA ME PIKË TË BARABARTA/ Te Danimarka konfirmojnë kualifikimin në… “Livescore” (VIDEO)

Danimarka ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Rusinë, duke siguruar kështu kalimin e grupit.

Danezët vinin në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe shpresat për të kaluar ishin të pakta. Humbja me Finlandën në ndeshjen e parë, ku danezët kishin pësuar një tronditje nga ngjarja që i ndodhi Eriksenit, i bëri pozitat akoma edhe më të vështira. Megjithatë ata nuk u dorëzuan dhe me fitoren e djeshme ia dolën të kualifikohen më tej, për shkak të golavarazhit më të mirë.

As vetë te Danimarka nuk e besonin këtë kualifikim, teksa pas ndeshjes, stafi teknik i nordikëve hap “Livescore” për të parë rezultatin e Finlandës, që u mposht nga Belgjika dhe për t’u siguruar nëse ishin kualifikuar për më tej apo jo.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus dhe Barcelona në garë, “ndjekin” 2 SUPER LOJTARË nga Franca

Isa.Autor

Zhbllokohet sfida/ Anglia shënon golin e parë kundër Zvicrës (VIDEO)

Isa.Autor

“Më mungon Messi dhe Suarez”, Neymar riafirmon të ardhmen te PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment