Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS 16 VITESH PRITJE/ Superiores i shtohet një tjetër stadium i ri, pas Kukësit do luajë në shtëpi edhe… (VIDEO)

Skuadra e Egnatias, e cila rikthehet në Kategorinë Superiore, pas 16 viteve pritje, pritet që të ketë një stadium modern duke filluar nga sezoni tjetër.

Në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, shihen tribunat kryesore të cilat kanë marrë formë dhe tashmë mungojnë stolat. Gjithashtu po punohet edhe për fushën, në mënyrë që të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai i Rrogozhinës pritet të jetë një stadium modern, ku do të plotësojë të gjitha kushtet, për të qenë gati edhe për ndeshje të rëndësishme dhe të nivelit të lartë.

Te Egnatia konfirmojnë edhe njëherë se e kanë marrë seriozisht gjithçka dhe nuk duan që në Superiore të jenë thjesht kalimtarë, teksa këtë e tregojnë mësë miri edhe afrimet e bëra në skuadër deri tani.

Related posts

Juventus, Allegri shijon fitoren më të vështirë

Sadik.Autor

SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si “Ultrasit” e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)

Delo.autor

TJETËR PËRFORCIM PËR CONTEN NË PRAPAVIJË/ Ja kur mbrojtësi kryen vizitat mjekësore tek Inter…

Delo.autor

Leave a Comment