Futboll Seria A Sport

FLET PËR ISH-RIVALËT E TIJ TË LA LIGAS/ Ronaldo: Me De Jong dhe Griezmann, Barcelona është…

Cristiano Ronaldo ditën e djeshme u nderua me çmimin prestigjioz “Marca Legend” për karrierën e tij të suksesshme si futbollist profesionist.

Çmimi iu dha nga drejtori i të përditshmes spanjolle, Juan Ignacio Gallardo, ndërsa ceremonia u zhvillua në teatrin ‘Reina Victoria’ në Madrid, ku mori pjesë edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Ylli portugez më pas foli pothuajse për gjithçka, madje edhe kur u pyet për ish-rivalët e tij Barcelonën, ai dha një përgjigje interesante.

“Si çdo vit e shoh përsëri shumë të fortë Barcelonën. Janë përforcuar shumë me De Jong, Griezmann, si vitin e kaluar me Coutinho, Dembele”.

“Ata janë gjithmonë një nga skuadrat më të mira në botë. Njësoj si Real Madridi, që janë përforcuar me Hazard, Jovic, Mendy. Jam i vetëdijshëm për Realin sepse kam lënë një trashëgimi këtu, kam lënë miq, është klubi me të cilin kam fituar më shumë gjëra dhe jam i sigurt njëqind për qind që do të bëjnë një sezon të shkëlqyeshëm”, përfundoi 34-vjeçari.

Related posts

SHORTI I 1/8 NË EUROPA LEAGUE/ S’ka derbi të Romës! Lazio me fat, spikat Real Sociedad-Manchester United

F.autor

PREMIER LEAGUE/ “Blutë e Londrës” triumfojnë dhe ngjiten në vendin e tretë, Tottenham mposhtet sërish

Delo.autor

Owen Roddy: McGregor u mungon të gjithëve, UFC po vdes pa të

Sadik.Autor

Leave a Comment