Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Ylli i Real Madrid tremb “Azzurrët”: Ne jemi këtu për të ëndërruar dhe…

Një gol i Baumgartner i ka mjaftuar Autrisë për të fituar kundër Ukrainës së Shevchenko-s dhe të sigurojë kualifikimin ne 1/8-at e Europianit.

Austriakët do të përballen me Italinë e Roberto Mancini-t në ruandin tjetër.

Kapiteni i Austrisë dhe ylli i ri i Real Madrid, David Alaba, ka folur në lidhje me përballjen e së shtunës.

“Ndihem mirë. Jemi shumë të lumtur që kemi fituar me Ukrainën. Fitorja dhe kalimi i grupit ishte objektivi ynë i madh dhe jemi të lumtur që e kemi arritur”, ka thënë Alaba për ARD.

Në lidhje me sfidën kundër italianëve: “E keni parë si ka luajtur Italia në fazën me grupe. Por ne jemi këtu për të ëndërruar dhe mendoj se gjithçka është e mundur në futboll”.

Related posts

U përfol për marrëveshje, por kjo nuk ishte pritur nga Skënderbeu

Sadik.Autor

KANDIDAT PËR STOLIN E LOS BLANCOS/ Pochettino i “shkel syrin”: Jam gati të rikthehem në Spanjë pasi…

Delo.autor

Bomba e merkato vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment